Thaçi: Kosova e Shqipëria me traditë të mirëfilltë në organizimin e zgjedhjeve

No Comment Yet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e uroi presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, për, siç tha, mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri.

“Institucionet, partitë politike dhe qytetarët atje, sikurse edhe në Kosovë, dëshmuan pjekuri dhe kulturë të lartë politike, duke organizuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike”, tha Thaçi përmes një postimi në Facebook

“Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve me standarde evropiane”, shtoi ai.

 

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë mbajtur të dielën dhe Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama ka fituar bindshëm.

Up Next

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *