Tashmë mund të aplikoni në “Facebook” edhe për punë

No Comment Yet

“Facebook” ka mbi 65 milionë konsumatorë biznesi të cilët përdorin produktin e faqeve të rrjetit social për të reklamuar aktivitetin e tyre.

Gjithçka që ato bëjnë është ndërveprimi me ndjekësit dhe konsumatorët e tyre.

Por tani “Facebook” vendosi të shkelë mbi hapësirën që dominohet nga rrjeti social profesional “LinkedIn” duke u mundësuar këtyre bizneseve të pranojnë aplikime për punë nga punëkërkuesit.

Faqet e biznesit mund të publikojnë statuse për vende të lira pune dhe ti pranojnë aplikimet përmes një seksioni të ri “Jobs.” Kur përdoruesit shohin statuse apo lajmërime të tilla mund të klikojnë butonin “Apply Now,” për të dërguar aplikimin nëpërmjet “Facebook Messenger”.

Rrjeti social do të vendosë emrin, mbiemrin dhe fotografinë automatikisht për të përshpejtuar procesin e aplikimit. Kjo veçori e re është një mundësi tjetër e artë gjenerimi të ardhurash për “Facebook”.

Sipas një studimi afro 14.4 milionë njerëz në mbarë botën kanë përdorur rrjetin social për të kërkuar një vend pune.

Aplikantët kanë mundësi të përzgjedhin çfarë informacioni rreth tyre mund të shihet nga punëdhënësi.

Megjithatë, veçoria e re kërkon që të jeni të kujdesshëm rreth përmbajtjeve që shpërndani, nëse ato janë të pranueshme ose jo për shefin apo shefen tuaj. /albeu.com/

Up Next

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *