Rezultati i dobët i PD-së në zgjedhje, reagon Basha

No Comment Yet

Pas rezultatit të dobët të PD, reagon edhe kryetari i kësaj partie Lulzim Basha. Basha u është drejtuar me një mesazh të gjithë numuruesve dhe komisionerëve.

“Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD: Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve. Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote. Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund. Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare. Lulzim Basha” – shkruan Basha.

Up Next

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *