Paralajmërimi i zyrtarit të OKB: ISIS i fokusuar për të sulmuar Europën

No Comment Yet

Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) është riorganizuar dhe tani është “më i fokusuar se kurrë” për të sulmuar Europën dhe fusha të tjera jashtë asaj zone konflikti, tha një zyrtar i lartë i OKB-së.

“ISIS, pavarësisht presionit të vazhdueshëm ushtarak, vazhdon të rezistojë, veçanërisht në Mosul dhe Raqa”, tha nënsekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet politike Jeffrey Feltman.

Zyrtari i lartë i OKB Jeffrey Feltman tha se grupi ekstremist i Shtetit Islamik ka riorganizuar strukturën e tij ushtarake, duke i dhënë komandantëve lokalë më shumë pushtet dhe sulme frymëzuese jashtë zonave të konfliktit,

Jeffrey Feltman i tha Këshillit të Sigurimit të OKB se kërcënimi nga grupi militant është intensifikuar për shkak të përdorimit të internetit dhe të medias sociale për të shpërndarë propagandën.

Megjithëse vëllimi i mesazheve nga grupi i Shtetit Islamik ka rënë në 16 muajt e fundit, tha ai, “kërcënimi vazhdon, ndërsa mbështetësit jashtë Sirisë dhe Irakut mbledhin dhe shpërndajnë këtë propagandë”.

Feltman tha se grupi – i njohur gjithashtu si IS ose ISIL – ka përdorur prezencën e tij në internet për të inkurajuar mbështetësit për të kryer sulme në Evropë, përfshirë Belgjikën, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë, Suedinë dhe Turqinë.

Up Next

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *