Nitaj: Askush s’po ndahet nga PAN-i

No Comment Yet

Eshtë në diskrecionin e partive politike, aleate të koalicionit PAN, nëse do të vazhdojnë me grupe të ndara parlamentare, apo do të vendosin të jenë një grup i vetëm parlamentar. Kjo vendoset pas certifikimit të rezultateve. Nuk ka asnjë lidhje nëse grupet parlamentare funskionojnë si të vetme në parlament, me largimin e ndonjw partie nga koalicioni PAN. Po i shoh makineritë propagandistike se si po shpërndajnë rrena për largimin e Nismës nga PAN. Më duhet t’i zhgënjej të gjithë ata, se kjo ska të bëjë fare me largimin nga koalicioni. PAN i ka rezultatin më të mirë, dhe atij i takon ta bëjë qeverinë. “Pritni e mos u ngutni me ba pazare, sepse ka disa rregulla në këtë shtet. Ata që e njohin këtë shtet, duhet t’i respektojnë këto rregulla, jo sepse duan, por sepse nuk kanë zgjidhje tjetër.
MN

Up Next

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *