ISIS sulmon Parlamentin e Iranit, 12 persona janë vrarë

No Comment Yet

Persona të armatosur kanë qëlluar brenda Parlamentit të Iranit.

Siç raportojnë mediat vendase nga të shtenat me armë janë vrarë 12 persona ndërsa ka edhe shume të plagosur.

Gjithashtu  ka pasur të shtëna me armë edhe në mauzoleumin e Ayatollah Khomeinit, themeluesit të shtetit modern të Iranit.

Një nga sulmuesit ka hedhur veten në erë, kurse një tjetër është vrarë nga forcat e sigurisë. Sulmet thuhet të jenë kryer në të njejtën kohë dhe kanë qenë të koordinuara.

Forca të shumta të sigurisë rrethuan brenda dhe jashtë parlamentin.

BBC raporton se i ashtuquajturi grup Shtetëror Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Agjencia IRIB  citon një deputet të ketë thënë se ka pasur një numër sulmuesish në ndërtesën e parlamentit, të armatosur me kallashnikov AK-47.

“Kishte tre sulmues të armatosur, dy me kallashnikov dhe një me pistoletë të vogël,” citohet të ketë thënë deputeti Elyas Hazrati.

Up Next

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *